Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim Kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqin dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës.
“Në këtë takim u diskutuan për përkrahjen dhe përdorimin e produkteve vendore në një masë dhe sasi të konsiderueshme nga gastronomët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MBPZHR-së.
Në anën tjetër, Mustafa ka falënderuar Kllokoqin dhe përfaqësuesit e tjerë për vizitën dhe ka shprehur gatishmëri të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje me këtë shoqatë.