Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi, së bashku me disa kandidatë të tjerë nga koalicioni PSD-AAK, përfshirë Dardan Molliqaj, u mirëpritën nga banorët e Bardhosh. Bytyçi, para tyre foli për punën e tij në krye të ministrisë, për të cilën ai tha se ishte përpjekur shumë për të ndryshuar situatën e arsimit në vend, shkruan Telegramisot.com
“Bytyqi shtoi se dy vitet e drejtimit të departamentit të arsimit më kanë mundësuar të kuptoj se neglizhenca institucionale mund të shkatërrojë arsimin aq sa kapja e institucioneve shtetërore dhe arsimore! Sipas tij vullneti dhe veprimet e tije kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë, por ka ende shumë për të bërë.
Ai shtoi se në mandatin tij si ministër i arsimit, kanë filluar punën për një edukim të mirëfilltë për të gjithë nxënësit e shkollave të Kosovës nga mosha 0-5 vjeç e lart! Në prani të dhjetëra mbështetësve të koalicionit fitues të #PSD #AAK,- Bytyqi, u zotua të punojë së bashku për të përmirësuar situatën e përgjithshme jo vetëm në arsim, por në çdo aspekt të jetës në Kosovë, duke shtuar se u dëshmua se objektivat Socialdemokrate po gjejnë përkrahje edhe nga banorët e Bardhoshit
.
100% guxim dhe dije.
3️⃣5️⃣