Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është vaksinuar në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë.
Pas vaksinimit, Vitia ka folur para gazetarëve për rëndësinë e vaksinimit për mbrojtje nga Covid-19.
Ai ka thënë se kanë siguruar një stok për vaksinimin e qytetarëve.
Vitia ka thënë se vaksinimi është rruga e vetme për të fituar betejën me COVID dhe siguruar shëndetin e popullatës dhe mirëqenien ekonomike.