Sindikata e Minatorëve të Trepçës është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë.
Kjo është dita e dhjetë që ata janë në grevë, greva do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.
Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, Ibrahim Jonuzi,ditë më parë për Arbresh.info ishte shprehur se edhe pse pagat e minatorëve janë transferuar gjatë ditës së mërkure, greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Madje, Jonuzi tha se gjendja shëndetësore e minatorëve është e rëndë.
Ai kishte thënë se janë injoruar nga institucionet shtetërore, të cilat nuk e kanë marr mundin as t’i vizitojnë.
“ Gjendja shëndetësore e 700 minatorëve është e rëndë, ka prej tyre të cilët e kanë gjendjen shumë më të rëndë dhe nuk po dimë si t’ia bëjmë. Nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve, përkundër që kjo grevë nuk është kundër Qeverisë dhe ministrisë, por për plotësimin e kushteve tona si minatorë. Mirëpo, kërkesat tona janë shumë më të mëdha sesa pagat”, ishte shprehur Jonuzaj.
Ai gjuthashtu kishte kërkuar që urgjentisht të bëhet shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës. Nuk kemi me çka me punu