Ish-deputeti i kuvendit të Kosoves, Milaim Zeka ka marrur përsipër të paguaj obligimet e rrymës, për të cilat iu bë ç’kyçja Sali Avdiut nga Abria e poshtëme.
Po ashtu Zeka ka bërë me dije që do të përkujdeset edhe për t’I siguruar ilaçe për sëmundjet që e rëndojnë, veteranin e UÇK-së.
Gjesti madhështor i publicistit Zeka erdhi për Salihun, i cili përpos që nuk kishte mundur të paguante rrymën, kishte edhe probleme të rënda shëndetësore. Zeka ka premtuar që qysh nesër do të kryej këtë gjest bamirësie