Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka edhe sot ka goditur me një shkrim në fcb-un e tij. Këtë herë, Zekaj nuk foli për vjedhje të politikanëve apo zhvillime politike në vend, por ai shkroi tre rreshta për marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe Amerikës, duke shtuar se “Vetëm i madhi Zot ja ka shti mendjen Amerikës me na dashtë, edhe me na përkrahë, shkruan Telegramisot.com
Ky është postimi i Milaim Zekës, me tre rreshta por më shumë mesazhe në to.
Vetëm i madhi Zot ja ka shti mendjen Amerikës me na dashtë, edhe me na përkrahë.
Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën, së bashku me të gjithë shqiptarët.
Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës!