Mikrobiologu Lul Raka ka thënë sot rasti i parë me coronavirus është identifikuar më 13 mars, por duke marrë parasysh periudhën e inkubacionit atëherë rastet kanë mundur të jenë edhe në shkurt.
Raka tha se personat asimptomatik janë më të rrezikshmit për përhapjen e sëmundjes.
“Rastin e parë e kemi pasur me 13 mars, periudha e inkubacionit dy javë, që mund të ketë pasur edhe në fund të shkurtit”, tha ai.
Mikrobiologu tha se për personat që e kanë pasur sëmundjen e që kanë qenë asimptomatik testet serologjike do ta vërtetonin nëse e kanë pasur apo jo.
Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 39 raste pozitive me coronavirus, duke çuar kështu në 669 numrin e personave të infektuar, 19 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 159 raste.