Temperaturat në Kosovë kanë shënuar ulje të theksuar gjatë ditës së sotme, aq sa madje në disa vende ka pasur edhe reshje bore.
Reshje mjaft të theksuara bore ndonëse jemi në maj ka pasur në komunën e Dragashit
Reshje bore ka pasur edhe në pjesë të tjera të Kosovës, kryesisht në viset malore.
Nga e premtja, meteorologët kanë parashikuar ngritje të temperaturave.