Telefonatën që ka pranuar e ka raportuar në polici, teksa thotë se autoritetet zvicerane ia kanë konfirmuar se numri vjen nga Kosova. Sipas tij, telefonata vjen nga Zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
“Sot e kam marrë konfirmimin se ai numër vjen nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, ata para tri dite më kanë marrë në telefon, kanë kërku nga unë që të tërhiqem nga LDK-ja dhe ato vota që i kam mbledh për LDK-në t’i orientoj në Vetëvendosje, me një ofertë që ma kanë bërë. Me i marrë 10 mijë euro dhe postin e ambasadorit në Bern të Zvicrës porsa të vijnë në pushtet…Ai personi i cili më ka marrë me numër anonim, që u zbulua se vjen nga zyra e Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu ma ka qit në viber numrin…Policia e ka zbulu që numri vjen nga Kosova”, tha ai në Frontal.
“Unë i kam tregu që nuk largohem nga LDK-ja e nuk zmbrapsem, nëse nuk janë ata personalisht është mirë me u prononcu”, shtoi Hoxha.
“E kam marrë si kërcënim dhe për atë kam dashtë me zbulu se kush është ky numër dhe e kam raportu në polici”.