• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

“Mësuesi im i parë ka qenë një njeri i poshtër”

08/03/2021 - 10:35:15
“Mësuesi im i parë ka qenë një njeri i poshtër”

Katërdhjetë fëmijë të Zallçit, Prekallës, Gjurakovcit, Kovragës, Muzhevinave, Llukavcit të Begut, Llugave e Tomocit ishim në klasë të parë. 

Mësuesi kishte gjithmonë gojën me pështymë. Gojë e mbushur me dhëmbë të nxirë, disa të veshur në argjend e të tjerë me ar.

Ende ia dëgjoj urdhërin: Shtrije dorën!


Të gjithë ne i shtrinim duart. Ai me thuprën që mbante me vete, si i tërbuar, radhazi godiste duart tona të njoma.



Lexo më shumë

Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Arrestohet dhe suspendohet polici në Gjilan, ushtroj dhunë në familje

May 10, 2025
1
Kurti del nervoz nga Kuvendi, ja çka  ju thot gazetarëve

Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri

May 10, 2025
29

Na rrihte mësuesi ynë sepse vinte re se dikush e kishte prishë rreshtin, se kishte guxuar të fliste zëshëm në koridor, se në klasë dikush kishte shtyrë tjetrin. Mësuesi i ndëshkonte të gjithë e pa dallim…



Na rrihte sidomos kur ai hynte në klasë, ndërsa ne nuk ishim ngritur rrufeshëm me sytë drejtuar në foton e Mareshalit Tito varur mbi dërrasë të zezë. Dhe nuk kishim brohoritur fuqishëm e njëzëshëm ashtu siç na kishte mësuar ai në ditën e parë të shkollës:

«Për Atdhe me Titon përpara!»

Na rrihte pamëshirshëm. Nga goditjet e thuprës së tij na krijoheshin këpuja gishtave e shuplakave të duarve.



Mizoria e atij mësuesi mbi ne vocërrakët zgjati një vit të tërë. Rrahjen me thupër mësuesi ynë i tmerrshëm nganjëherë e kombinonte edhe me shkulje të tmerrshme veshi e flokësh.

Një vit të tërë me frikë e me të dridhura prisnim orët mësimore me mësuesin e tërbuar, për të cilin më vonë morëm vesh se nuk kishte pas mbaruar më shumë se katër klasë të fillores në Jugosllavinë e Krajlit. Kuptohet, serbisht!



Drejtori i shkollës ishte malazez. Mësuesi ynë i parë dhe drejtori ynë kishin qenë pobratima mes vete. Domethënë ishin të vëllazëruar. Katërfish pobratima. Drejtori kishte edhe tre vëllezër, tre vëllezër kishte edhe mësuesi ynë. Pas një vit a dy, tre vëllezërit e tij kishin pi gjak me tre vëllezërit e drejtorit. Në Pogur, Podrime, Drenicë e Rekë të dy palët ishin bërë shembuj vëllezërim-bashkimi serbo-shqiptar…



Mësuesi im i parë ishte njeri i poshtër. Nuk ishte mësues, ishte katil!



Ka pasë edhe të tjerë mësues katila dhe mësues të poshtër.



PS

Në shkollë të Gjurakovcit, për mua, sa isha nxënës aty, mësuesi më i mirë, më punëtori e më i dashuri, ka qenë Remzi Shala nga Peja, vëlla i Bajram Shalës, mësues i vjetër në Pejë. Remzi Shala ka përfunduar karrierën e profesorit të shqipes në Prizren.

Shkruan Salih Kabashi

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Arrestohet dhe suspendohet polici në Gjilan, ushtroj dhunë në familje

May 10, 2025
1
Kurti del nervoz nga Kuvendi, ja çka  ju thot gazetarëve
Lajme

Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri

May 10, 2025
29
Sulmohet me armë biznesmeni në Sarandë, plagoset edhe një turist shqiptaro-amerikan
Lajme

Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut

May 10, 2025
6
Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi
Lajme

Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi

May 10, 2025
122
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Tragjedi: Vellau e plagos motrën në Ferizaj

May 10, 2025
42
Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale
Lajme

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

May 10, 2025
13
Next Post
Vitamina B12 – arma më e fortë në luftën kundër sëmundjeve të rënda

Vitamina B12 – arma më e fortë në luftën kundër sëmundjeve të rënda

Më të fundit

  • Arrestohet dhe suspendohet polici në Gjilan, ushtroj dhunë në familje
  • Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri
  • Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi