Fituesi i gjashtëfisht i “Top të artë” Lionel Messi, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve që Barcelona do ta ketë ndaj Bayern Munchenit.
Ylli argjentinas sot ka stërvitur në pjesën tjetër të ekipit, ku pas një goditje që morri në sfidën ndaj Napolit, ishte vënë paksa në dyshim prezenca e tij në çerekfinale, njofton MARCA.
Gjithashtu, futbollistët e Barcelonës kanë kaluar me suksese testin e parë për COVID-19, por që priten të testohen përsëri para udhëtimin në Lisbon, aty ku zhvillohet faza finale e kësaj gare.
Messi pati një duel ku mbrojtësi Napolit Kalidou Koulibaly, ndërhyri keq ndaj tij, prej së cilës Barca përfitoi një penalti.