• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Mesazhet e Hovenierit: Kosova të pret deri në përfundimin e hetimeve e mos ta akuzoj Serbinë

11/12/2024 - 10:05:50
Mesazhet e Hovenierit: Kosova të pret deri në përfundimin e hetimeve e mos ta akuzoj Serbinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili është në përfundim të mandatit të tij, ka folur për sulmin e fundit në Zubin-Potok, administratën e re në SHBA dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Hovenier, ka thënë se gjëja më e rëndësishme për Kosovën është që të tregojë gatishmërinë e saj për të qenë e përgjegjshme ndaj miqve dhe partnerëve të saj, përfshirë ShBA’në, për kërkesat e tyre, përkatësisht zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

I pyetur nëse mund të ketë ndonjë ndryshim në politikën amerikane karshi Kosovës me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Hovenier ka thënë se si ambasador nuk mund të flasë se çfarë do të bëjë apo nuk do të bëjë administrata e ardhshme. Por, ka shtuar se nuk do të ishte e pazakontë që Administrata Trump të ketë këndvështrime të ndryshme për çështje politike nga ato që ka administrata Biden

“Në mënyrë të pashmangshme, sa herë që një administratë e re amerikane merr detyrën, ata shikojnë çështjet e pazgjidhura dhe bëjnë disa rishikime politikash. Pra, nuk do të ishte e pazakontë që administrata Trump të merrte disa këndvështrime të ndryshme për disa nga çështjet e politikës nga ato që ka administrata Biden. Si ambasador i SHBA-së këtu, unë nuk mund të flas për to. Nuk mund të flas se çfarë do të bëjë apo nuk do të bëjë administrata e ardhshme”, ka thënë Hovenier në një intervistë në ATV.

Hovenier ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të zbatojnë detyrimet nga marrëveshjet e arritura.

“Mund të them se mendoj që gjëja më e rëndësishme që Kosova të bëjë është të tregojë gatishmërinë e saj për të qenë e përgjegjshme ndaj miqve dhe partnerëve të saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke reaguar për disa gjëra specifike që i kemi kërkuar. Dhe kjo më kthen te dialogu dhe nevoja… patëm një marrëveshje mjaft të mirë vitin e kaluar në Bruksel dhe më pas aneksin e zbatimit në Ohër dhe shpresojmë të shohim, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, shumë më tepër energji të ripërtërirë të shpenzuar për zbatimin e detyrimeve të ndërmarra në ato raste”, ka deklaruar ai.

Hovenier, ka përsëritur kërkesën që Qeveria e Kosovës ta dërgojë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë me Kushtetutën e Kosovës.

Hovenier ka thënë se kur Kosova ta marrë këtë hap, ka zotime nga partnerët që gjëra pozitive do të fillojnë të ndodhin për vendin

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Presim që qeveria e Kosovës të ecë përpara. Kërkesa jonë aktuale është se meqenëse ekziston një draft-statut i mirë i hartuar nga Bashkimi Evropian që Shtetet e Bashkuara e mbështesin, si edhe Gjermania, Franca dhe Italia në një nivel shumë të lartë, që i gjithë bëri edhe tërë Bashkimi Evropian. Meqenëse është kjo pyetje nëse është në përputhje me Kushtetutën apo jo, ne besojmë se ka një mënyrë vërtet të lehtë për të gjetur përgjigjen, e cila është ta dorëzoni atë në Gjykatën Kushtetuese dhe kur Kosova ta marrë atë hap, ajo tashmë ka marrë zotime nga partnerët e saj që një numër i gjëra pozitive do të fillojnë të ndodhin për Kosovën. Shpresoj se qeveria e Kosovës do ta marrë atë këshillë dhe do të veprojë”, ka deklaruar Hovenier në një intervistë për ATV.

Ai ka theksuar se Asociacioni nuk duhet të ketë autoritete ekzekutive.

“Nuk duhet të jetë një Republikë Srpska ose entitet i ngjashëm me Republika Srpska. Nuk duhet të kërkojë ndonjë ndryshim në Kushtetutën e Kosovës siç ekziston aktualisht. Duhet të jetë një mekanizëm me anë të të cilit këto komuna i bashkërenditin çështjet mes tyre se si do të ushtrojnë funksionet që tashmë i kanë sipas kushtetutës suaj, gjëra të tilla si arsimi, kujdesi shëndetësor, ndarja e zonave, përdorimi i tokës, zhvillim ekonomik, gjëra të tilla.”, ka shtuar Hovenier.

Duke folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA’së, Hovenier ka theksuar mbështetjen e popullit amerikan ndaj Kosovës ndër vite.

“E mbështeti para krizës së 1999-ës dhe sigurisht e mbështeti pas krizës së vitit 1999, si dhe sigurisht që e kanë bërë gjithashtu që nga viti 2008, kur Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës. Dhe sigurisht, ne luajtëm një rol të rëndësishëm në mbështetjen e procesit që arriti pavarësinë e Kosovës, dhe kjo është, mendoj, diçka nga populli amerikan, pa marrë parasysh se cila parti apo person është në pushtet në një moment të caktuar”, ka shtuar Hovenier.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, foli edhe për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Ai ka thënë se është ende shumë herët që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të deklarohen se kush është përgjegjës për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit.

Hovenier ka thënë se ende nuk i kanë provat, por se beson se këto prova do të gjenden.

“Përkitazi me atë se çka dimë për atë që ndodhi, është ende shumë herët dhe siç e kam thënë javën e kaluar, që Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të atribuojnë përgjegjësinë, duhet të kemi një varg mjaft të qartë provash. Ne mendojmë se do të gjenden prova, por ende nuk i kemi. Pra, hetimet po vazhdojnë; po kryhen nga autoritetet kosovare”, ka theksuar Hovenier.

Ai ka theksuar se zyrtarët amerikanë po punojnë me homologët kosovarë në përpjekje për të kryer hetimet

“Zyrtarët amerikanë po punojnë me homologët kosovarë në përpjekje për të kryer hetimet – hetime efektive. Ne besojmë se ato duhet të jenë të besueshme, të shpejta, të drejta, transparente dhe sigurisht, është pikëpamja e qeverisë amerikane që tashmë e kemi shprehur shumë fuqishëm se përgjegjësit për këtë sulm duhet të japin llogari. Momentalisht, nuk jemi në gjendje të themi se kush është përgjegjës”, ka thënë Hovenier në një intervistë për emisionin “Context” në ATV.

Ai tha se ky sulm kishte potencialin të përmbyste ndjeshëm jetët dhe të dëmtonte njerëzit duke ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike dhe duke ndikuar në furnizimin me ujë të një përqindje të qytetarëve.

“ne e dënojmë plotësisht këtë sulm të tmerrshëm në infrastrukturën kritike në Kosovë që kishte potencialin të përmbyste ndjeshëm jetët dhe të dëmtonte njerëzit duke ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike për një përqindje të caktuar të qytetarëve, duke ndikuar në furnizimin me ujë të një përqindje të qytetarëve. Thjesht, ky ishte sulm i pajustifikuar që nuk ka asnjë kuptim në shekullin e 21-të”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Ai ka sugjeruar qeverinë e Kosovës, e cila ka akuzuar Serbinë për këtë sulm, që të pret deri në përfundimin e hetimeve para se ta ngarkojë dikë me përgjegjësi.

“ Ne jemi të vetëdijshëm që qeveria e Kosovës ka, por këshilla jonë vazhdon të jetë, prisni derisa të kryhen hetimet dhe të keni rezultate të besueshme të tyre përpara se të ngarkoni dikë me përgjegjësi, sepse atëherë do të keni mbështetje nga të gjithë për t’u siguruar që përgjegjësit të mbahen përgjegjës”, ka deklaruar Hovenier.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
10
Next Post
Martin Berisha, bënë hapin historik  për Istitutin Albanologjik të Kosovës në Kroaci

Martin Berisha, bënë hapin historik për Istitutin Albanologjik të Kosovës në Kroaci

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi