Një automjet tip “Smart” është përfshirë nga flakët në lëvizje, rreth orës 10:00 të paradites së sotme, në Kamzë.
Sapo ka ndaluar pranë godinës së Policisë bashkiake, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin I.H., flakët kanë shkrumbuar edhe një furgon të Policisë.
Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik të makinës ‘Smart’.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00 në Kamëz automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje.
Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.