Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur ditën e sotme se ka rënë paraprakisht dakord me liderët e BE për të implementuar një sistem të përbashkët certifikimi për vaksinat anti-COVID që do të lejojnë të vaksinuarit të kthehen në vendet e punës dhe të udhëtojnë lirisht brenda bllokut.
“Të gjithë ramë dakord se është e nevojshme të kemi një certifikatë vaksine”- ka thënë Merkel gjatë konferencës virtuale për shtyp në Samitin e BE për këtë vit.
Sipas kancelares këto certifikata do të jepen fillimisht nga autoritetet kombëtare të çdo shteti dhe më pas dfo të krijohet një platformë e përbashkët kontinentale. Ideja u mbështet edhe me një status në Twitter të liderit të Këshillit Europian Charles Michel.