Ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka arritur spt një letër nga kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.
Letra është urim për Vitin e Ri, shkruan Reporteri.net.
“Rreshtat tuaj miqësorë dhe urimet tuaja për ditët e festave si dhe besimi i treguar ndaj meje më kanë gëzuar shumë. Faleminderit shumë për vlerësimin dhe mbështetjen tuaj. Edhe pse kohët janë të vështira, unë në vitin e ri po hy me shumë shpresë. Juve dhe familjeve tuaja Ju dëshiroj nga zemra gjithë të mirat për vitin 2021 dhe mbi të gjitha shëndet, fat dhe edhe më tej besim në të ardhmen”, shkruan në letrën e kancelares Merkel për Osmanin.
Letra është publikuar nga këshilltari i Osmanit, Artan Murati.