Shumë mërgimtarë që erdhën në Kosovë për t’i kaluar momentet e festave me familje, po vazhdojnë të kthehen në shtetet perëndimore ku jetojnë e veprojnë.
Itineraret janë të ndryshme, por ata që kalojnë përmes Kroacisë, duhet të bëjnë kujdes, pasi rrugët duken të jenë të rënduara nga bora dhe ngricat, njofton Klankosova.tv.
Një bashkatdhetar, ka njoftuar të gjithë vozitësit që ta kenë parasysh një gjë të tillë, posaqërisht në hyrje të Zagrebit.