Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekom, Menduh Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Abazi, ku sipas tij këtë e ka bërë për arsye personale dhe shëndetësore.
Ai tha se me menaxhmentin e ri janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të Telekomit.
Abazi tha se është i gatshëm që çdoherë të jetë në shërbim të Telekomit. “Që 14 vjet jam drejtor në zyrën për marrëdhënie me publikun dhe ka ardhur koha të largohem nga kjo pozitë”, ka thënë Abazi për Gazeta Blic.
“Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale-shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje. Menaxhmentin e ri e njoh personalisht, kam pasur bashkëpunim në të kaluarën edhe tash vazhdoj të kem bashkëpunim shumë të mirë. Kërkesa ka qenë që të vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen. Pres me jep angazhimin maksimal që korporata të kthehet në shkëlqimin që ka pasur në të kaluarën.”, përfundoi ai.