Raundi i katërt i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të mbahet gjatë fundjavës në Bruksel në nivelin e ekspertëve.
Ndërsa një takim i nivelit të lartë është planifikuar të mbahet të hënën, në të cilën do të jenë të pranishëm liderët e të dy palëve, të Kosovës dhe Serbisë, në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Joseph Borell, dhe të Miroslav Lajcak, Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Ekipet e ekspertëve do të vazhdojnë bisedimet sot mbi çështjet e ngritura tashmë të personave të zhdukur, personave të zhvendosur dhe marrëdhënieve ekonomike, shkruan Tanjug.
Krerët e ekipeve negociuese, Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni, pritet të bashkohen me ta të dielën, pas kthimit të tyre nga Washingtoni.
Ky takim i nivelit të ekspertëve vjen pas atij të Washingtonit që u mbajt dje në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkruar një marrëveshje ekonomike Kosovë-SHBA-Serbi.