Ministri i Jashtëm sllovak në largim, Mirosllav Lajçak pritet të jetë i dërguari special i BE-së në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kështu shkruan Blici serb, duke cituar qarqet diplomatike në Berlin.
Poashtu raportohet se Lajçak vjen në këtë post me sugjerimin e kancelares gjermane Angela Merkel, i cili, sipas Blic, megjithëse indirekt, është angazhuar fuqishëm në Ballkan, transmeton Klan Kosova.