Një rast i dhunimit seksual dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 majit në Lipjan.
Siç raporton Sinjali, i dyshuari A.S, rreth 65-vjeç, i armatosur me një thikë dhe çekan, ka kërcënuar çiftin dhe më pas e ka dhunuar seksualisht gruan D.R, rreth 60-vjeçare, në prani të bashkëjetuesit të saj, Xh.Z, rreth 40-vjeç.
Viktima ka kërkuar menjëherë ndihmë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, rasti është raportuar në polici dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante – Hetimet Rajonale, Forenzika Rajonale, si dhe është vënë në dijeni Prokurori për Krime të Rënda, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën e dhunimit, e cila sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kategorizohet si krim i rëndë që dënohet rëndë me burgim afatgjatë.