Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Armie Hammer, duket se është në telashe.
Një 24-vjeçare ka tronditur të gjithë me rrëfimin e saj, ku akuzon aktorin për abuzim seksual.
Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur më 24 prill të vitit 2017. E reja ka dalë para gjykatës dhe ka rrëfyer kohën kur dilte me Hammer. Atëherë ajo ishte 20 vjeçe.
Vajza në fjalë ka treguar se e ka njohur Armie në vitin 2016 përmes rrjeteve sociale. Sipas saj, kishte rënë menjëherë në dashuri me të. Por mesa duket gjërat s’kishin shkuar siç duhet.
24-vjeçarja ka treguar se Armie e ka përdhunuar për rreth 4 orë dhe madje i ka përplasur kokën në mur.
“Armie Hammer më përdhunoi për rreth katër orë në Los Angeles, si dhe më goditi vazhdimisht kokën në një mur, duke mavijosur fytyrën time. Gjatë atyre katër orëve, u përpoqa të largohesha dhe ai nuk më lejoi. Mendova se ai do të më vriste”, ka deklaruar vajza.
Në atë kohë, aktori i famshëm ka qenë i martuar. Nga ana tjetër, avokati i Hammer i ka mohuar të gjitha këto akuza. Sipas tij, marrëdhënia e tyre kishte ndodhur me pëlqimin e të dyja palëve dhe asgjë e tillë s’kishte ndodhur.