Bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 12 prill, ditën e hënë.
Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bije 1 mijë e 441 orë.
Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 11 maj, ditë e martë.
Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.