Një grua kosovare ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Viktima në fjalë është 71 vjeçare nga komuna e Podujevës, shkruan Telegramisot
Në njoftimin e policisë së Shqipërisë thuhet ndër të tjerash se grupi hetimor është duke punuar në sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
“Më datë 15.07.2020, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasja Sh.L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.