Mbi 8 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e sotme.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se me këto vaksina, numri ka arritur në 703 mijë e 550 gjithsej.
“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona, në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministres.