Në një sondazh të realizuar nga TV3, anëtarët e bordit ishin pyetur për rëndësinë që ka kapiteni për ekipin aktualisht.
Nga ata që u pyetën, 65.7 për qind thanë se rinovimi i kontratës së Messit është thelbësor për klubin, ndërsa 30.7 për qind nuk pajtohen.
Të pyetur në lidhje me punën e rinovimit në Camp Nou, 64 për qind e anëtarëve thanë se ata do ta shihnin me kënaqësi Barcelonën duke luajtur larg stadiumit të tyre të zakonshëm për të shpejtuar punën, ashtu si Real Madrid ka bërë duke luajtur në Valdebebas gjatë pandemisë së coronavirusit.
Por, Joan Laporta, që u zgjedh president i ri i Blaugranasve, ka bërë të ditur se puna e tij e parë do të jetë rinovimi i kontratës së 33-vjeçarit.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë me gjasë do të rinovojë kontratën me Barcelonën për së paku edhe dy vite të tjera.