Protestat përpara ndërtesës së Kongresit po bëhen gjithnjë e më intensive, me mbështetësit e presidentit Donald Trump që u përplasën me forcat e rendit dhe hynë në Kapitol Hill.
“Protestuesit sulmuan një barrikadë policore dhe iu ngjitën shkallëve të Kapitolit. Disa madje hynë edhe në ndërtesë”, raportoi CNN.
Ndërtesa është izoluar.
Presidenti Trump u kërkoi mbështetësve të tij të ruajnë qetësinë.
“Ju lutem, mbështesni Policinë tonë të Kapitolit dhe Forcat e Rendit. Ata janë me të vërtetë në anën e vendit tonë. Qëndroni të qetë!”, shkroi ai në Twitter.