Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Rinasi, bëri të ditur se kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza” 40, 800 doza të vaksinës Astra Zeneca.
Ndër të tjera Manastirliu thekson se deri më tani janë vaksinuar mbi 300 mijë njerëz në Shqipëri ndaj Covid, duke shtuar se pritet që në ditët në vazhdim të vijnë në vendin tonë mbi 250 mijë vaksina.
Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:
Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar ?? të mbrohet nga virusi i rrezikshëm.