Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj deputetës së VV’së, Fitore Pacolli, e cila ka përmendur nënën e Haradinajt që është shëruar jashtë Kosovës derisa ka folur për gjendjen e shëndetësisë në vend.
Matoshi e ka cilësuar Pacollin si një njeri me zemër të zezë që ka akuzuar një nënë që i ka dhënë Kosovës pesë ushtarë të lirisë.“Një politikane e mllefosun e akuzon ni nânë, që i ka dhânë Atdheut pesë ushtarë të lirisë, prej të cilëve dy heronj, (Shkëlzeni e Luani) të rënë në sheshin e të vërtetës sipërane, pse qenka kuru në hapësirat gjeografike shqiptare!?
Kjo besoj, as militantëve më të pështirë nuk u shkon për ftyre, lerë më ni deputetje!?”, ka shkruar Matoshi.
Ndaj deklaratës së Fitore Pacollit kanë reaguar edhe shumë zyrtar të tjerë të AAK’së.
Reagimi i plotë:
Fitore Pacolli, me ni zemër futë të zezë!
Jami rritë me copa leximi për Dragoj e Zana në ni anë dhe Shtriga në anën tjetër dhe po, edhe atëherë kemi besu se ekzistojnë!
Por ta lëmë mitoligjinë manash e t’i kthehemi ni realiteti me drimca shtihane.
Një politikane e mllefosun e akuzon ni nânë, që i ka dhânë Atdheut pesë ushtarë të lirisë, prej të cilëve dy heronj, (Shkëlzeni e Luani) të rënë në sheshin e të vërtetës sipërane, pse qenka kuru në hapësirat gjeografike shqiptare!?
Kjo besoj, as militantëve më të pështirë nuk u shkon për ftyre, lerë më ni deputetje!?
Duhesh me qenë ose tepër me shpirtë futë të zezë që urrejtja të zë të pamunit, ose thjesht një njeri i pashpresë, për me bâ ni deklartë kaq të ultë në rrafshin moral dhe mizor në rrafshin human!
P.S.
Dihet poashtu se, Tirana âsht destinacioni i dytë i shqiptarëve të Kosovës, dhe mjekët atje, miq personal të Ramush Haradinajt i kanë ba nder kësaj familje e kësaj Näne!
A janë pagu faturat me para pubilike?
Çfarë ka të keqe dhe abuzive këtu!?