Virologët kryesorë gjerman kanë kërkuar që maskat të jenë obligative gjatë procesit mësimor.
Këtë ata e kanë bërë të ditur në një letër publike gjatë ditës së sotme.
Personat asimptomatik mund të jenë burim i rritjës së infeksioneve në shkolla, prandaj maska duhet të bëhet obligative në klasa gjatë mësimit, shkruan CNN përcjell Klan Kosova.
Ekspertë të shëndetit po ashtu rekomandojnë mësimin në grupe të vogla, në rast se gjendja e pandemisë COVID-19 do të vazhdojë deri në festat e fundvitit.