Gjykata e Prishtinës, sot ka mbajtur takim me Trupën Menaxhuese të kësaj gjykate, për të diskutuar rreth menaxhimit të situatës me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi për media, Gjykata ka bërë e dije se në këtë mbledhje janë marrur disa vendime për të mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Këto janë disa nga vendimet që mori Gjykata:
• Seancat gjyqësore do të mbahen sipas planit të paracaktuar pa prezencën e publikut,
• Reduktohet stafi administrativ deri në masën sa nuk pengohet ecuria e mbajtjes së seancave gjyqësore,
• Pezullohet aktiviteti i praktikantëve vullnetarë në gjykatë,
• Të respektohen në mënyrë strikte masat mbrojtëse, bartja e maskave në mënyrën e duhur dhe distanca fizike nga stafi i gjykatës dhe palët,
• Matja e temperaturës për secilin palë që frekuenton gjykatën.
Këto masa janë ndërmarrë mbështetur në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 05.04.2021 dhe do të jenë në fuqi deri më datën 18.04.2021.