Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID. Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.
Në mesin e masave të reja, që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, thuhet se në ambiente të hapura mund të grumbullohen deri në 100 persona, por duke e respektuar distancën. Por do të ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave nga ora 00:00 deri në orën 05:00.
“Lejohen grumbullimet në ambiente të hapura deri në njëqind (100) persona me kusht që të mbahet distanca fizike mbi 1.5 metër në mes të personave”, thuhet në vendim.
Grumbullimet në ambiente të jashtme me interes të veçantë publik me mbi njëqind (100) persona kërkojnë miratimin nga Ministria e Shëndetësisë/Qendra Operative Emergjente, me rekomandim të IKShPK-së.