Ka filluar marshi protestues i komuniteteve jo-shumicë dhe i disa pjesëtareve të shoqërisë civile kundër “uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvend”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo ka ardhur pas ankesave të kandidatëve për deputetë nga radhët e komunitetit boshnjak të cilët kanë thënë se një Ardiana Hoxhiq është përkrahur nga Lista Serbia
Përfaqësues të komuniteteve joserbe kanë akuzuar Listën Serbe për manipulim të votave të komuniteteve më 14 shkurt.
Lidhur më këto manipulime OJQ-të që merren me monitorimin e procesit zgjedhor kanë kërkuar hetime nga Prokuroria, ndërsa që përfaqësues të komuniteti egjiptian kanë paralajmëruar ankesa në institucionet përkatës si PAZP dhe Gjykatë Supreme pas përfundimit të numërimit të votave.