• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Markalleshet, trima dhe atdhetarë nga nana Hanë

26/09/2019 - 10:44:55
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Shkruan: Mehmet MUSA

HTML Image as link Qries
Që nga Malësia e Gjakovës, malësia e mbishkodrës e anë e kënd Kosova ka dëgjuar për oxhakun dhe gjakun e Markalleshve të Vraniqit. Ku çdo herë forcat okupatore që vinin në këto troje, qoftë me Kuran nën sqetull, qoftë me Bibël nën sqetull, qoftë me kryqin ortodoks, siq ishte lufta e fundit në Kosovë e që udhëhiqej nga kisha pansllave serbe, thyenin dhëmbët dhe lenin kockat, siq kemi ndëgjuar nga këngët rapsodike dhe historia jonë e lavdishme se, çdo armik që na ka mësyer është ardhë me pushkë e,eshtë kthyer pa krye !
Do flasim që nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi kurë pas luftës së dytë botërore më shumë se gjysma e Shqiperisë natyrale, me dhunë, terror e bajoneta u aneksua nga Jugosllavija, me ndihmën edhe të kolaboratoristëve shqiptarë dhe të Europës shtrigë. Megjithate sa herë që e kërkonte nevoja dhe nderi i Arbërit, Markalleshët nuk kursyen edhe pikën e fundit të gjakut për ta ujitur me gjakun e tyre të pastër tokën e Arbërit.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7


Në luftën e dytë botërore, ra dëshmor në Tropojë në fund të vitit 1944, Dedë Pashk Lleshi, ndërsa Tunë Mark Lleshi, si njeri autoritativ dhe me za i kësaj ane çdo herë ishte në ballë të pajtimit të ngatrresave dhe gjaqeve ndër popullin tonë, bile, kishte raste që armiqët e kombit tonë përpiqeshin të fusnin urrejtje dhe përqarje në kombin tonë në mes vëllezërve të një gjaku (të besimit krishterë dhe musliman), por plakun e urtë dhe nam madh Tunë Markun nuk mundë kush ta kthente prapa pa e shtrie dorën e pajtimit, shpeshherë përdorke si shembull nëpër oda se: ortodoksin Fan Noli, katolikun Luigj Gurakuqi dhe muslimanin Bajram Curri, a ka mundë kush ti ndajë ndonjëhere për të mirën dhe çlirimin e Atdheut ? Jo, kurrën e kurrës e, aq do mundë të na ndajë e përqajë, sot e mot katolik, musliman e ortodoks, deri sa Shqipëria e katër vilajeteve të bëhët një Shqipëri.


Dhe në luftën e dytë botërore në Smelovicë dy herë plagoset nga forcat malazeze që donin ti okuponin vëllezërit tanë në Tregun e Ri (Novipazar),Tutin e Rozhajë e Peshterë. Hapave të babait eci edhe i biri , Mark Tunë Lleshi , qoftë në pajtimin e gjaqeve,dhe ngatrresave, qoftë me propagandën nëpër darsma dhe morte kundër pushtuesit serbosllav deri sa damari i tij rrodhi gjak në betejën e lavdishme dhe të pabarabartë të familjes Lleshi, ku ishin në front i madh i vogël e i madh, burra, gra , djem e qika përballë, me forcat serbe ku bien dy dëshmorë me 07 gusht 1998, në fushën e nderit për të rilindur prap dhe ku dhjetë herë paguajnë veten .
Pra 7 gushti i vitit 1998 ishte dita e lavdisë dhe krenarisë sepse në familjen Lleshi hyn në altarin e pavdeksisë, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi. Lufta po merrte përmasa për jetë a vdekjedhe Pren Zef Lleshit nuk i zihej vendi vend në Zvicërr që punonte nga viti 1986, ku edhe pse ishte caktuar nga shokët në ushtrimin e shum detyrave me rëndësi në shërbim të çështjes së atdheut, qoftë për grumbullimin e mjeteve financiare për UÇK-në , qoftë në organizimin e vullnetarëve për tu bashkuar radhëve të UÇK-së dhe një ditë të ftohët. Dimërit të nëntorit 1998, pa u hamendë fare, përshendetet me shokët duke iu thënë lamtumirë shokë e lamtumirë toka e Zvicrrës, se Kosova duke u kallur flakë e duke u djegë edhe fëemija në bark të nënës, Pren Zef Lleshit i ka hije të jetë krah për krah në front me vëllezërit e mij dhe në fillim të dhjetorit Pren trimin e gjenë në front aty ku maten burrat e motit.
Trualli i tyre tani kishte marë një pamje tjetër, aty pushonin dhe gjenin strehë si trimat e motit Shkelzen Haradinaj me shokë, Markalleshët u bënë krah i djathtë i
Ramush dhe Shkelzen Haradinaj. Po edhe Memë LLeshi vellau i Prenit dhe Gegës ishte fjalë pak e trim i pamatur, punëtor dhe që e gjejmë në ballë të detyrave që kërkonte nderi i Atdheut, që nga viti 1990 në protesta e demonstrata e deri të dalja në fushë të UÇK-së, nuk u ndal deri në natën e kobshme të 28 janarit 1999 ku bien për të mos vdekur kurrë dy vëllezërit Memë dhe Pren Lleshi në pritën e Godenit në Has të Gjakovës, bien duke e shkrepur deri edhe fishekun e fundit duke lënë përtoke shumë xhelat të zi dhe duke e paguar shumfish veten.
Tani familjes Lleshi ju shtue nderi dhe lavdia edhe me shumë,nga dy u shtuan në , katër dëshmorë, të Atdheut me një dëshirë të vetme, nga fjalët e tyre të fundit lanë porosi që”lufta të vazhdohet deri në fitore”. Dhe porosinë e tyre e çuan në vend duke mos e ndalur kurrë pushken Markalleshët dhe sidomos djemtë e këti trualli: Deda, Nika, Toma e deputeti i ardhshëm i kuvendit të Kosoves Gegë LLeshi, deri sa u nxjerr nga Kosova edhe ushtari i fundit i hitlerit Sllobodan Milosheviqit.
Një natë në vitin që shkoi, isha mysafir, te oxhaku i Markalleshëve erdhi e na foli nënë Hana, një grua malsore e plot tipare burrërie edhe pse kishte dhënë dy djem, kunatin dhe djalin e kunatit në luftën e UÇK-së, ndihej krenare e shum e fortë, dëgjova nga goja e saj fjalë që kurrë s´kisha dëgjuar gjerë mëe tani.
Dëshmorët e Markalleshëve i kryen dy detyra gjatë jetës së tyre, në njërën anë i falën gjakun Atdheut, që e patën amanet nga të parët dhe në anën tjetër, ua mbyllën gojën armiqëve të kombit tonë që u përpoqën ta njollosin luftën tonë clirimtare me lloj epitetesh, se:lufta që po zhvillohej në Kosovë është luftë fundamentaliste e muxhahedine,dhe çdo here gjatë tërë historisë mijavjeçare populli ynë dëshmoj se në luftë për çlirimin e Atdheut si vëllezër të një gjaku kan marë pjesë katolik, musliman e ortodoks sepse në damarët e tyre të gjithë ksn gjak Arbëri. Pra jemi dhe ndihem tejet krenarë që gjaku i Markalleshëve u bë bashkë me lumenjët e gjakut të Prekazit legjendar e Gllogjanit heroik e të gjithë dëshmorëve tjerë anë e kënd Atdheut, që njëherë e përgjithmonë ti nxjerrim nga vatrat tona bishat e egra të karpateve, tha lokemadhja Hana Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës!
Lavdi gjakut dhe oxhakut të Markalleshëve!
Lavdi dëshmorve të Atdheut!
Rroftë kombi shqiptar!

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
Lajme

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër

June 2, 2025
14
Tërmet në Kroaci
Lajme

Tërmet në Malin e Zi

June 2, 2025
5
Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105
Lajme

Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105

June 2, 2025
4
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot “Cirku” i 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?

June 2, 2025
6
Next Post
Tërmet i fuqishëm në Stamboll

Tërmet i fuqishëm në Stamboll

Më të fundit

  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
  • Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi