Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona si pasojë e pandemisë COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe të njëjtë kohore, pozitiv me këtë virus kanë rezultuar 131 raste, kurse numri i të shëruarve shkon në 81.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i epidemisë është 14.293, numri i pacientëve të shëruar është 11.014, numri i vdekjeve është 596, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.683