Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi sot për një pacient të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 18485 mostrave.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 532.
Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 88 vjeçare nga Shkupi, kurse në kushte shtëpiake jetë ka ndërruar një paciente 80 vjeçare nga Kërçova.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 12,357 persona.
Prej tyre, 8,662 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,163