Manchester City ka rrëmbyer pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 3-1 Chelsen.
Të besuarit e Pep Guardiolës dhe të Frank Lampard dhuruan spektakël për 90 minuta në ‘Etihad’, por në fund pati vetëm një fitues, triumfuan vendasit.
Gjithçka nisi mirë për Chelsea, N’Golo Kante realizoi për 0-1 në minutën e 21-të.
City reagoi shpejt, shënoi De Bruyne shënoi për 1-1 në minutën e 29-të, derisa Riyad Mahrez e kaloi ekipin e Guardiolës në epërsi.
Ai realizoi për 2-1 në minutën e 37’, për të përmbysur gjithçka, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Vendasit shënuan edhe në pjesën e dytë, por VAR anuloi golin.
Sido që të jetë, pas kësaj fitore, City e kalon në renditje Chelsean dhe shkon në kuotën e 28 pikëve, një më pak se Leicesteri e 9 më pak se lideri, Liverpooli.
Chelsea zbret në pozitën e katërt me 26 pikë