• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Mali i Zi nuk do të dërgojë ushtarë në KFOR

18/05/2021 - 10:39:43
Mali i Zi nuk do të dërgojë ushtarë në KFOR

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike (NATO), Jens Stoltenberg tha të martëm ne Bruksel se përfshirja e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Këto komente të Stoltenbergut vijnë pasi Qeveria e Malit të Zi është shprehur kundër dërgimit të një toge të këmbësorisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për këtë si arsyetim është përmendur pandemia.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
63
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
34

“Do të mirëprisja kontributin nga Mali i Zi për KFOR-in sepse një gjë e tillë do të mbështeste punën e rëndësishme të KFOR-it dhe do të ndihmonte që të sigurohej paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe për rajonin. Mali i Zi do të ndihmonte në stabilitetin e rajonit dhe do të punonte me aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në misionin e KFOR-it”, tha Stoltenberg, gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel, me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Gjukanoviq tha se nuk ekziston ndonjë arsye pse Mali i Zi të mos marrë pjesë në misionin e KFOR-it. Ai shtoi se kjo ka të bëjë me “hamendje të natyrës politike”.

“Dyshimet përpiqen t’i forcojnë ata që janë kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët ende mendojnë se ky ka qenë një gabim dhe të cilët përpiqen të kthejnë rrotën e historisë”, tha Gjukanoviq, duke rikujtuar se qëndrimi i qeverisë së mëparshme ishte se duhet të rritet prania ushtarake në Kosovë.

Gjukanoviq tha se është edhe obligim i Malit të Zi, si shtet nga rajoni, që edhe më shumë se shtetet tjera të japë kontributin e tij si anëtar i NATO-s, për stabilitetin e rajonit.

Ministria e Mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë trupa në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ushtria e këtij shteti, këtë vit nuk do të dërgojë një togë këmbësorie në misionin e KFOR-it në Kosovë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe për shkak të kufizimeve buxhetore, ushtria e Malit të Zi nuk planifikon më 2021 të kryejë aktivitete dhe ushtrime të përbashkëta, trajnime ose angazhim të togjeve të këmbësorisë në misionin e KFOR-it në Kosovë”, thanë nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi kur u pyetën për arsyen se pse kanë hequr dorë nga dërgimi i trupave në misionin e KFOR-it.

Vendimit për mosdërgimin e trupave në Kosovë i parapriu një paralajmërim i hapur ndaj ministres së Mbrojtjes, Olivera Injac dhe kryeministri Zdravko Krivokapiq, që vijnë nga partia në pushtet, Fronti Demokratik (FD), një parti pro-ruse, se do të mbahen përgjegjës nëse dërgojnë ushtrinë në Kosovë.

Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në qershor të vitit 2017, dhe një vit më vonë edhe anëtar i KFOR-it, misionit më jetëgjatë të Aleancës Veri-atlantike. Aktualisht, në misionin e Malit të Zi në Kosovë janë të përfshirë dy anëtarë, një oficer i ushtrisë dhe një përfaqësues civil i Ministrisë së Mbrojtjes.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s dhe KFOR-it gjatë kohës kur vendi udhëhiqej nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit, Millo Gjukanoviq, parti që humbi zgjedhjet e gushtit të vitit 2020. Pas zgjedhjeve, Qeverinë e re të Malit të Zi e krijoi partia Fronti Demokratik, që ka një orientim të qartë anti-NATO, lëvizja qytetare URA dhe Demokratët.

Ky koalicion e formoi qeverinë në krye me Krivokapiq, një person jopartiak, që gjatë zgjedhjeve udhëhoqi listën e Frontit Demokratik, që garoi së bashku me disa parti më të vogla.

Opozita: Qeveria malazeze, peng i Frontit Demokratik

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pregrad Boshkoviq njëherësh zyrtar i partisë opozitare, Partisë Demokratike të Socialistëve, tha për REL se vendimi i qeverisë aktuale për të mos dërguar ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë është një tjetër dëshmi se qeveria është peng i politikave të Frontit Demokratik, që nuk kultivon vlerat evropiane dhe demokratike, në të cilat bazohet Mali i Zi.

“Është shqetësuese që shumica qeverisëse e pranon këtë gjë, thjesht për mbijetesën e kësaj qeverie, e cila është e paaftë dhe katastrofike për Malin e Zi, pavarësisht se ata nënshkruan një letër në fillim të shtatorit, ku u zotuan se do të respektojnë detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë”, tha Boshkoviq. Sipas tij, në këtë mënyrë, po minohet besueshmëria e Malit të Zi te partnerët e NATO-s.

Menjëherë pas zgjedhjeve, në shtator, Krivokapiq, së bashku me krerët e Demokratëve dhe të lëvizjes URA, kishin nënshkruar një dokument me parimet ku do të mbështetej Qeveria e re e Malit të Zi.

Në mesin e tyre ishte edhe bashkëpunimi me NATO-n, integrimi në Bashkimin Evropian dhe se njohja e Kosovës është e padiskutueshme.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
63
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
34
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
17
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
35
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
23
Next Post
Rusia mohon se ka qenë mbrapa sulmeve në SolarWinds

Rusia mohon se ka qenë mbrapa sulmeve në SolarWinds

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi