Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas vrasjes së oficeres së policisë në jug-perëndim të Parisit, duke thënë se nuk do të dorëzohen duke luftuar kundër terrorizmit islamik.
“Ajo ishte një oficere policie. Stephanie ishte vrarë në stacionin e saj të policisë. Shteti është në anën e familjes, kolegëve dhe policisë. Në luftën kundër terrorizmit islamik, ne nuk do të dorëzohemi”, ka shkruar Makron.
Elle était policière. Stéphanie a été tuée dans son commissariat de Rambouillet, sur les terres déjà meurtries des Yvelines. La Nation est aux côtés de sa famille, de ses collègues et des forces de l’ordre. Du combat engagé contre le terrorisme islamiste, nous ne céderons rien.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 23, 2021
49-vjeçarja u sulmua me thikë në qafë. E gjithë ngjarja ndodhi derisa ajo ishte duke hyrë në stacionin policor, kur sulmuesi 36-vjeçar iu hodh në qafë dhe e sulmoi me thikë.
I dyshuari, i cili raportohet se erdhi në Francë nga Tunizia vite më parë, u qëllua nga policët e tjerë dhe vdiq më vonë në spital.