Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit në zgjedhjet e 28 Dhjetorit do të garoj si koalicion.
Përveç me partitë partnere deri tani, Guxo dhe Alternativa, VV e Kurtit do të garojë bashkë edhe me Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e drejtuar nga Zef Morina, parti kjo e cila në zgjedhjet e fundit kishte garuar me LDK-në.
Për dallim nga Vetëvendosje, dy partitë tjera të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë regjistruar si parti politike në zgjedhje.
Por, PDK e LDK në listat e tyre zgjedhore pritet të kenë përfaqësues të subjekteve të tjera.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është regjistruar e vetme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Një orë para përfundimit të afatit në KQZ kanë aplikuar tri koalicione, gjashtëmbëdhjetë parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Valmir Elezi nga KQZ, ka dhënë detaje për koalicionet, partitë politike etj.













