• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

LVV e quan ‘dhelpër’ LDK-në

27/01/2020 - 16:56:16
LVV  e quan ‘dhelpër’ LDK-në

Pas dështimit të zgjedhjes së kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prizrenit kanë filluar thumbimet mes partnerëve të koalicionit në qeverisjen e Mytaher Haskukës.

Drejtori i Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj, e ka quajtur LDK-në parti të pazareve.

Lexo më shumë

Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
27
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
5

Dakaj po ashtu ka thënë që për këtë parti interesi i qytetarit vjen i fundit dhe se nuk është parti e partneritetit.

“LDK në Prizren është parti e pazareve, por jo e partneritetit. (Dhelpër) Për LDK-në interesi i qytetarit vjen i fundit, sa për PDK-në dihet moti. Kryesuesi i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të bëhet”, ka shkruar Dakaj.

Ky reagim vjen pasi sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Haskuka, LDK kishte braktisur mbledhjen me arsyetimin se LVV nuk e kishte diskutuar me ta të propozuarin për kryesues të Asamblesë.

Haziz Hodaj, shef i grupit parlamentar të LDK-së, si dhe partner në qeverisjen e Haskukës, ka kërkuar të shtyhet mbledhja e Asamblesë, pasi partnerët nuk kanë diskutuar rreth propozimit të kandidatit për të udhëhequr Asamblenë.

Në një deklaratë për KALLXO.com Hodaj ka thënë se partia e tij ka kërkuar të rishikohet marrëveshja e koalicionit por sipas tij Vetëvendosje nuk e kishte parë të arsyeshme asnjëherë.

“Ne kishim një mundësi që edhe ne të kishim një kandidat nga radhët tona me mundësi të mira të merrnim votat e nevojshme, ndërsa partnerët e koalicionit (VV) kanë vepru njëanshëm me gjithë tentativat tona të bisedojmë dhe të rishikojmë marrëveshjen dhe propozimin”, ka deklaruar Hodaj.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërsa, rreth deklaratave të LVV se kryesuesi u takon atyre, Hodaj ka thënë se raportet ndërmjet tyre si partner qeverisës kanë ndryshuar pas daljes së Nismës Socialdemokrate nga koalicioni.

“Po, po, marrëveshja fillestare ka qenë ashtu mirëpo në ndërkohë kanë lëvizur gjërat, kanë ndryshuar raportet, kështu që e kemi pa të arsyeshme që me e ndalu këtë qasje të qeverisjes. Jemi për bashkëpunim, por ne kemi dinjitet dhe nuk duam të jemi patericë dhe as bisht i qeverisjes, sepse duhet të konsiderohemi si partnerë”, ka vazhduar më tej Hodaj.

Haziz Hodaj gjithashtu ka thënë se kjo “bllokadë” nuk ka të bëjë me situatën politike ndërmjet këtyre dy partive në nivelin qendror.

“Në asnjë mënyrë kjo s’ka pasur lidhje me situatën e krijuar në Prishtinë dhe raportet e subjekteve tona. Ne as nuk kemi as këshilla apo diçka nga qendra e partisë me vepru kështu. Ne as nuk jemi konsultu me ta, pra është qëndrim ekskluziv i degës së Prizrenit, ata ndoshta as nuk janë në dijeni për këto lëvizjet tona”, ka përfunduar Hodaj, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë e propozimit të një kandidati të LDK-së për mbledhjen e ardhshme të Asamblesë.

Ndërkaq, shefi i asamblistëve të AAK-së, Ilir Baldedaj, ka deklaruar se kjo parti do të qëndrojë në sallë por nuk do të marrë pjesë në votim.

Në mbledhjen e sotme zgjedhja e kryesuesit të Asamblesë ka dështuar në dy runde pasi që asamblistët e disa partive janë larguar.

PDK edhe pse pati kandidat për kryesues të Asamblesë ka braktisur sallën.

Pas tyre kanë dalë edhe AAK, ndërsa mbledhja është ndërprerë por nuk është mbyllur për shkak të mungesës së kuorumit e zgjedhja e kryesuesit është shtyrë për një ditë të pacaktuar.

Muharrem Elezkurtaj është i propozuari nga Vetëvendosje për kryetar të Asamblesë Komunale.

Ndërsa nga opozita i propozuar për të zënë vendin e kryesuesit është Sulltan Badalli, i cili tashmë është asamblist i PDK-së.

Largimi i Nismës Socialdemokrate nga koalicioni me Vetëvendosjen e LDK-në në Prizren ka ndryshuar raportin e votave dhe numrave në Asamblenë Komunale të kësaj komune.

Sipas Udhëzimit Administrativ nëse edhe për herët e tretë do të dështojë zgjedhja e kryesuesit i tërë procesi do të përsëritet.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
27
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
5
Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica
Lajme

Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica

September 13, 2025
3
Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë – pranë Amerikës me aleancë të palëkundur
Lajme

Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë – pranë Amerikës me aleancë të palëkundur

September 13, 2025
8
Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende një rezolute për shkeljet në Hagë
Lajme

“Shqipëria nuk ndalet”: Presidenca Daneze e BE-së e fton të martën ti hapin 4 kapituj negociatash

September 13, 2025
11
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

I arrestuari për krime lufte dyshohet për vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri

September 13, 2025
6
Next Post
Huliganët serbë e përdhosin flamurin kombëtar shqiptar (video)

Huliganët serbë e përdhosin flamurin kombëtar shqiptar (video)

Më të fundit

  • Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta
  • Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
  • Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi