I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po del të jetë goxha i dashuruar dhe romantik.
Ai dhe bashkëshortja e tij Mirvete Bajrami, përbëjnë dy emra të njohur për publikun kosovar, njëri si politikan me nam, e tjetra si këngëtare.
Edhe pse thonë se kur bëhesh prind dashurinë e çiftit e marrin fëmijët, te çifti Haziri nuk po del të jetë kështu.
Pavarësisht se janë prindër të katër fëmijëve, ata nuk hezitojnë që dashurinë ndaj njëri-tjetrit ta tregojnë edhe në rrjetet sociale.
Ngjashëm ndodhi me postimin e fundit ku çifti shihen duke shkëmbyer puthje shumë pasion, sikur të ishin në fillet e lidhjes së tyre.