Ish-kryetari i Skënderajit dhe nënkryetar i PDK-së, Sami Lushtaku, ka folur për shumë tema. E një nga to, lidhej edhe me rezultatin e zgjedhjeve në Mitrovicë.
Lushtaku është shprehur se PDK është fituese në Mitrovicë pasi, sipas tij, në raundin e parë fituese kishte dalur Valdete Idrizi, ndërsa në balotazh ishin bërë bashkë të gjitha kundër.
Ai është pyetur edhe për kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, dhe faktin se si është e mundur të pijë kafe dhe të hajë darka me PDK-në dhe më pas t’ua shajë SHIK-un.
Lushtaku është përgjigjur se “kah ne” duke aluduar ne Drenicë thonë ” pa të rrejtë Agimi, nuk e din çka është rrena”.
Sidoqoftë, Bahtiri e Lushtaku kanë pasur një histori deklaratash kundër njëri-tjetrit, sidomos për Qeverisjen e Mitrovicës.