Opinionistja, Jehona Lushaku, deklaroi se pas krijimit të Qeverisë Kurti II ka vërejtje për një mungesë të planit.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ajo u shpreh se edhe fushata zgjedhore është ikur dhe mjegulluar me premtime të përgjithshme.
“Prita që të paktën në ekspoze të prezantohet një program më i qartë dhe gjithë mendësia e ndryshimeve strukturore që i është bërë kabinetit qeveritar”.
“Është dashur të prezantohen qartazi objektivat. Kjo ka të bëjë me vazhdimin e një praktike të keqe që kanë pasur qeveritë paraprake, pra prezantojnë ekspoze të mangët”.
“Sot janë vënë në pikëpyetje pyetjet esenciale që kanë të bëjnë me shtetësinë e Kosovës, p.sh. negocimi me Serbinë nuk është prezantuar qartazi dhe për qytetarët është e paqartë se si do të jenë objektivat. Ndërkaq, si kabinet qeveritar, përbërja gjinore është për t’u lavdëruar dhe tani duhet parë me kujdes veprimet tash e tutje se a do t’i arrijnë objektivat”, tha Lushaku.