Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakët e tij do të bëjë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova nesër, nga ora 11:00.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë LDK’ja, me anë të një komunikate drejtuar medieve.
“Nesër (e hënë), me datë 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatë.
Lumir Abdixhiku nga 328 delegatëve të këtij kuvendi ka marrë 191 vota duke fituar garën ndaj Lutfi Hazirit dhe Besian Mustafës pa balotazh.