Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, s’ka realizuar premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve të reja.
Sipas Abdixhikut, gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, deri më tani janë ndërtuar vetëm 4 çerdhe, duke thënë se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë.
“Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku ka shkruar se valuta e vetme në politikë është fjala e dhënë dhe zotimi i bërë.