• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lumezi e “godet” ish-kreut të Supremes për deklaratat rreth vrasjes së Agonis Tetajt

15/04/2021 - 09:24:42
Lumezi e “godet” ish-kreut të Supremes për deklaratat rreth vrasjes së Agonis Tetajt

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasanit, i cili ka thënë se vrasja e Agonis Tetajt nga Deçani ka ndodhur nga pakujdesia, e po ashtu ka hedhur kritika mbi kryeprokurorin e gjyqësorin.

Në reagimin e Lumezit thuhet se nuk pajtohet me konstatimet dhe interpretimet e Hasanit, pa pasur të thëna të mjaftueshme dhe të verifikuara me kujdes.

Lexo më shumë

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
17
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
28

“Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, respekton mendimin e lirë, mirëpo kurrsesi nuk pajtohet me konstatimet, interpretimet dhe diskutimet e rastit individual penal nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, pa pasur të dhëna të mjaftueshme dhe të verifikuara me kujdes”, thuhet në reagimin e kryeprokurorit të Shtetit.

Në reagimin e tij, Lumezi thotë se është i njoftuar se ricaktimi i lëndës te një prokuror tjetër nuk është në përputhje me pritshmëritë personale të ish-kreut të Supremes.

“Jemi të njoftuar se vendimi i Kryeprokurorit të Shtetit për ricaktimin e kësaj lëndë te një prokuror tjetër nuk është në përputhje me pritshmëritë personale të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, prandaj ai atakon në mënyrë të pabazë institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagim.

Po ashtu, në reagimin e kryeprokurorit të Shtetit thuhet se konstatimi i ish-kreut të Supremes për një rast që ende nuk është marrë vendimi gjyqësor, përbën ndërhyrje direkte në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës.

“Për më tepër, një konstatim i tillë për një çështje penale nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës për të cilën ende nuk është marrë vendimi gjyqësor përbënë ndërhyrje direkte në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës. Prandaj, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të lihen të punojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale, duke treguar kështu respekt për detyrat që kryhen nga profesionistet e drejtësisë penale”, thuhet në reagim.

Ky është reagimi i plotë:

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Prishtinë, 15 prill 2021 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit reagon lidhur me deklarimet e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, “Vrasja e Agonis Tetajt/ Fejzullah Hasani beson se ajo ndodhi nga pakujdesia, hedh kritika mbi kryeprokurorin e gjyqësorin”, dhënë më datë 13.04.2021 në “DTV” dhe publikuar dje më datë 14.04.2021 në portalin “Indeksonline”.

Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, respekton mendimin e lirë, mirëpo kurrsesi nuk pajtohet me konstatimet, interpretimet dhe diskutimet e rastit individual penal nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, pa pasur të dhëna të mjaftueshme dhe të verifikuara me kujdes.

Jemi të njoftuar se vendimi i Kryeprokurorit të Shtetit për ricaktimin e kësaj lëndë te një prokuror tjetër nuk është në përputhje me pritshmëritë personale të ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, prandaj ai atakon në mënyrë të pabazë institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Sa i përket cilësimit dhe ricilësimit të veprës penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia, ky cilësim mbetet në kompetencë të prokurorëve të rastit për të vendosur me dispozitat e Kodit Penal dhe provat tjera të mbledhura gjatë fazës së hetimeve, pasi që rasti ende nuk është shpallur i përfunduar në shqyrtim gjyqësor.

Për më tepër, një konstatim i tillë për një çështje penale nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës për të cilën ende nuk është marrë vendimi gjyqësor përbënë ndërhyrje direkte në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës. Prandaj, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të lihen të punojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale, duke treguar kështu respekt për detyrat që kryhen nga profesionistet e drejtësisë penale.

Është e pakuptimtë se si ish-kryetari i Gjykatës Supreme mundët të lëshohet dhe të jap mendime se a kemi të bëjmë me vrasje të rëndë apo vrasje nga pakujdesia për një rast kaq të rëndësishëm dhe të ndjeshëm edhe për opinionin publik pa i lexuar dhe shqyrtuar në detaje shkresat e lëndës së këtij rasti?!

Në anën tjetër, nëse ish-kryetari i Gjykatës Supreme kërkon përgjegjësi disiplinore për Kryeprokurorin e Shtetit për ushtrimin e kompetencave ligjore lidhur me ricaktimin e këtij rasti

tek një prokuror tjetër, a duhet të kërkohet përgjegjësi etike dhe morale nga ai për sugjerimet profesionale qëllimkëqija dhe në kundërshtim të plotë me faktet dhe dispozitat ligjore për këtë rast?

Nuk mund të pres nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme interpretime dhe mendime juridike që nuk përputhën me ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Nëse ish-Kryetari i Gjykatës Supreme nuk ka qenë i informuar me dispozitat e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, dua t’ia përkujtojë se në bazë të nenit 11, paragrafit 2, të këtij ligji, që për shkak të paaftësisë profesionale, neglizhencës apo konfliktit të interesit, Kryeprokurorit të Shtetit i lejohet që në çdo kohë të marrë secilin rast nga cilido prokuror dhe ta ricaktojë atë te një prokuror tjetër me qëllim të zhvillimit efikas të procedurës ose për arsye tjera të rëndësishme.

Dua t’ia përkujtojë se Prokurori i Shtetit asnjë vendim nuk e sjellë në bazë të dëshirës dhe pritshmërisë së dikujt por vetëm në bazë të dispozitave ligjore.

Si në këtë rast, ashtu edhe në të gjitha rastet tjera, deri sa të jem Kryeprokuror i Shtetit me vendosmëri do të marrë vendime për t’i shërbyer drejtësisë dhe askujt tjetër.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
17
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
Lajme

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
28
Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
Lajme

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

December 5, 2025
40
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
23
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Putin i vendosur: Rusia do të marrë të gjithë Donbasin, me luftë

December 5, 2025
32
E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali
Lajme

E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

December 5, 2025
41
Next Post
Babai i 15 vjeçarit që u vra në Gradicë vazhdon të jetë në koma

Babai i 15 vjeçarit që u vra në Gradicë vazhdon të jetë në koma

Më të fundit

  • Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
  • Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
  • Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi