Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko, dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, kanë arritur marrëveshje në fushën e sigurisë, pasi presidenti bjellorus ka shprehur shqetësimin e tij rreth sigurisë së vendit.
Ai po u frikësohet sulmeve të mundshme nga jashtë sepse në vendet fqinje si Lituania dhe Polonia ushtarët e NATO-s po i bëjnë ushtrimet, shkruan BBC.
Gjendja e sigurisë në Bjellorusi nuk është e qetë ,pasi ka disa ditë që atje janë duke u zhvilluare protesta masive duke e kundërshtuar fitoren e presidentit të zgjedhur Alexander Lukashenko.
Protestat po cilësohen të dhunshme sepse forcat e rendit kanë ushtruar dhunë fizike mbi protestuesit duke arrestuar afro 6mijë prej tyre.