Mediat greke paralajmërojnë se “loja” në Mesdheun Lindor po bëhet me e rrezikshme, në një kohë që kërcënimet vazhdojnë nga Turqia dhe tensionet nuk kanë parë aspak ulje ditë pas ditë, me retorika të ashpra nga të dyja palët.
Siç shkruan sot “Protothema”, “loja e ekuilibrave dhe forcave që po zhvillohet në Mesdheun Lindor është ndërlikuar në mënyrë të rrezikshme”.
“Disa orë më parë, Turqia lëshoi një anije NAVTEX në rajonin e Mesdheut Lindor, duke paralajmëruar stërvitje nga flota ruse. Është një pyetje nëse rusët do të bëjnë stërvitje më vete apo do të kryejnë stërvitje të përbashkëta me anijet luftarake turke.
Në thelb, me NAVTEX, Ankaraja po informon anijet kërkimore Barbaros dhe Oruc Reis që po lundrojnë në zonat ku do të zhvillohen stërvitjet ruse”, vijon Protothema.
“Vlerësohet se me njoftimin e stërvitjes në dy zona në lindje dhe perëndim të Qipros, rusët deklarojnë praninë e tyre në lojën e madhe që po zhvillohet në rajonin e Mesdheut Lindor. Duhet të theksohet se njëra nga dy zonat, ajo në perëndim të Qipros, është pothuajse ngjitur me shelfin kontinental grek”, vijon Protothema.