Prishtina, Llapi, Feronikeli, Drenica, A&N, Drenica, Trepça 89′, Istogu dhe Feronikeli kaluan tutje në Kupën e Kosovës. Tri skuadrat e mëdha kosovare, Gjilani Ballkani dhe Drita u eliminuan nga Kupa e Kosovës – pas humbjeve të tyre, shkruan TelegramiSot.
“Toki” ka analizuar eliminimin e Dritës, ku thotë se sheh krizë tek skuadra e Nuhiut.
“Mendoj që Drita është në një krizë dhe me meritë u eliminua nga Prishtina, e cila po tregon formë të mirë nga fillimi i miqësoreve në përgatitje. Më së miri e dinë njerëzit brenda ekipit kampion së çka nuk është duke funksionuar tek ta”, tha fillimisht Afrim Tovlerani për ‘TelegramiSot’.Ndërkohë, për eliminimin e Gjilanit pas humbjes nga Istogu (0:2), Toverlani tha se nuk pa anagazhim të mirë tek sulmi i “Skiferave”.
“Sa i përket Gilanit dhe befasisë së Istogut që e mposhti me aq sa e pashë ndeshjen nuk vërejta organizime të mira në fazën e sulmit nga Gjilani. Nuk pashë angazhim maksimal për ta fituar ndeshjen. Edhe fusha ishte e rënduar, por vendasit me lanë përshtypje me angazhim dhe mos të harrojmë se në Kupë shpesh ndodhin raste të tilla dhe ka befasi”, vazhdoi ai.
Për Prishtinën dhe Llapin, Toverlani mendon se fituan me meritë, ndërsa potencoi paraqitjen e dobët të Ballkanit.
“Prishtina dhe Llapi triumfuan me meritë e sidomos Prishtina e cila për pak ditë e mposhti dy herë Dritën. Llapi e shfrytëzoi fushën vendase dhe me shumë angazhim në fund në saje të penalltive fituan – por me befasoi Ballkani me lojë jo të mirë, pa ritëm dhe pa krijuar raste edhe pse ka shumë ekip të mirë dhe potencial. Kartoni i kuq i demtoi, por as deri atëherë nuk pashë rrezikuan, apo kishin ndonjë dominim për të kërkuar më ngulm fitoren”.
Në fund, trajneri më i suksseshëm kosovar foli edhe për pretendentët kryesorë për ta fituar Kupën e Kosovës.“Pretendent sipas potencialit jane Prishtina, Llapi e Feronikeli – por ndeshjet e Kupës mund të sjellin prapë befasi tjera”, përfundoi ai.