Trajneri i futbollit dhe opinionisti, Ardian Llumnica, ka thënë se UEFA duhet të gjejë zgjidhje që ndeshja në mes të Dritës dhe Lindfield në kuadër të Champions League të zhvillohet.
“UEFA duhet të sqarohet me tepër me Zvicrën sesa me Dritën. UEFA duhet ta trajtojë Dritën sikurse Real Madridin”, është shprehur Llumnica, njofton Klan Kosova.
“UEFA duhet t’i bëjë zgjidhje kësaj skuadre”.
“Defiinitivisht ka një diskrepancë të vendimeve dhe rregulloreve. UEFA ka hartuar një rregullore dhe ajo është shumë e qartë se në rast se një futbollist infektohet me koronavirus duhet të karantinoret”.
“Shteti zviceran nuk është sjell mirë kaherë me sportin tonë konkretisht me futbollit. Ka votuar kundër Kosovës dhe ka pasë dënime për Xhakën dhe Shaqirin për simbolet që bënin. Është rast i paprecedent edhe për UEFA-n. Dritës duhet t’i bëhet zgjidhje dhe ta zhvillojë këtë ndeshje sepse nuk është fajtore. Është problem udhëtimi kthimi i shpejt, futbollistët mund të kenë trauma dhe këto ndikojnë në performancën e futbollistëve. Turqia do të ishte zgjidhje reale në këtë situatë”.
Lluminca ka thënë se Drita është duke u penalizuar jo me fajin e UEFA-s.